Është arrestuar drejtuesi i motomjetit që përplasi për vdekje një të moshuar pasditen e djeshme në lagjen nr.14 në Durrës.

Mësohet se i arrestuari është shtetasi me iniciale R.B., 28-vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu në pranga të policisë së Durrësit kanë rënë edhe shtetasit e mëposhtëm:

B. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Bushnesh, Krujë, pasi u kap në një lokal në Kamëz, ndaj tij është ka caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi.

A. T., 53 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte paisur me urdhër-mbrojtje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës

Bien në prangat e Policisë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasit:

B. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Bushnesh, Krujë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë Tiranë, në një lokal në Kamëz, sepse ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

A. T., 53 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte paisur me urdhër-mbrojtje.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin R. B., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme në lagjen nr.14, Durrës, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin H. D., 72 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.