24 gusht 2015 –  Deri në orën 15 të së hënës, 24 gusht 2015, në ekuatorin e portit ndodheshin për shkarkim 4 anije me 15 428 tonë mallra të ndryshme (nitrat, çimento, skrap për “Kurum”-in). Bie në sy dy prej tyre po shkarkojnë plehra kimike për bujqësinë (“Gundem 1” me 5 013 tonë dhe “Safiye Ana” me 3 300 tonë) gjithsej me 8 313 tonë nitrat. Ndërkohë që nga Italia po vjen anija “Roger” me 1 650 tonë DAP – ndryshe hidrofosfat amoni, diamonfosfat, diamofos, me formulë kimike (NH4) 2HPO4, që përdoret kryesisht në trajtimin e grurit. Dhe, si për t’i vënë “kapakun”, rrugës për në portin e Durrësit janë dy anije grurë rus, jo nën embargo nga Kremlini (“Muse” me 3 299 tonë dhe “Marmaid” me 1 901 tonë).

/red. th. m. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/