Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim V. C., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 26 vjeç, banues në Shijak, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.