Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre ishte shpallur në kërkim.

Në pranga ka rënë një 45-vjeçar, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa shtetasi me iniciale S.B., 19-vjeç është arrestuar pasi dyshohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Gjithashtu është arrestuar edhe një 52-vjeçar, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin e një banese, ku janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 1 prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim U. S., 45 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Dhuna në familje”.
…..
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në bazë të vendimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, kanë ndaluar shtetasin S. B., 19 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
….
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

A. T., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin e një banese. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi E. Gj., 28 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.