Policia e Durrësit ka arrestuar 3 persona për vepra të ndryshme penale.

Konkretisht autoritetet policore kanë vënë në pranga:

Shtetasin A.A., 22-vjeç, pasi gjatë kontrollit në makinën e tij në lagjen nr.13, Durrës, i janë gjetur lëndë narkotike.

Shtetasen J.H., 41-vjeçe, pasi u kap nga shërbimet e policisë në portin e Durrësit duke tentuar të kaloj kufirin me dukumente të falsifikuara.

Shetasin N.K., 66-vjeç, pasi në lagjen nr.17 ka aksidentuar dhe më pas është larguar nga vendgjarja një 15-vjeçar që po lëvizte me biçikletë, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet dhe kapjen e atyre personave që lëvizin me sende të kundraligjshëm me vete, kanë ndaluar për kontroll në lagjen nr.13, Durrës, një mjet tip “Benz”. Gjatë kontrollit të kyrer nga shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 22 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, arrestuan në flagrancë shtetasen J. H., 41 vjeçe, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në PKK Port, Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 66 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar dhe më pas është larguar nga vendngjarja, shtetasin e mitur H. N., 15 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. 15- vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.