9 drejtues automjetesh janë vënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Durrësit, pasi janë kapur në shkëlje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna e Policisë Rrugore pë rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Arrestohen në Qarkun e Durrësit 5 drejtues  mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar në total 32 leje drejtimi 28 prej të cilave për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 4 për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike.

Janë vendosur në total 280 masa admimistrative për shkelje të ndryshme.

Janë gjobitur 7 raste për xhama të riveshur dhe me perde.

Janë bllokuar 6 mjete dhe motorcikleta për mungesë të dokumentacionit.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë, në zbatim të Plan Operacionit të Drejtorit të Policisë Rrugore" Për zbatimin e legjislacionit rrugor nga drejtuesit e mjeteve rrugore  për parandalimin e shkeljeve burim aksidentesh" dhe ndëshkimin e shkeljeve të tjera të parashikuara në Kodin Rrugor, gjatë 24 orëve të fundit kanë konstatuar dhe ndëshkuar  rastet si më poshtë vijojnë:

• Janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur;

• janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh për drejtim mjeti pa leje drejtimi;

• janë pezulluar në total 32 leje drejtimi nga këto 28 leje drejtimi për tejkalim shpejtësie dhe 4 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;

• janë gjobitur për xhama të riveshur dhe me perde 7 raste;

• janë bllokuar 6 motorçiketa dhe mjete për mungesë të dokumentacionit;

• janë vendosur 280 masa administrative nga këto 69 masa për mungesë të rripit të sigurimit, 50 për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, 49 për parakalim të gabuar, 11 për pasagjer mbi normat e lejuara , 8 për mungesë të kaskës mbrojtëse dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës vijon punën për sensibilizimin dhe I bën thirrje çdo drejtuesi mjeti dhe përdorues rruge që të respektojnë maksimalisht rregullat e qarkullimit rrugor pasi nuk do të tolerojë asnjë shtetas,  i cili bëhet burim aksidenti duke shkelur normat e Kodit Rrugor.