12 maj 2015 – Policia e Durrësit ka arrestuar një 52-vjeçar, pasi dyshohet se është transportues në një grup kriminal që merret me transportimin e lëndëve eksplozive.
Personi që ra në pranga është shtetasi Fatri Xhediku, 52 vjeç nga Tirana, të cilit iu sekuestrua një çantë ku kishte 31 copë kallëpë eksploziv C4 me peshë rreth 15 kilogramë, disa kapsolla elektrikë detornatorë të montuara me fitil zjarrpërcjellës.
Arrestimi në flagrancë i Xhedikut u bë ditën e djeshme te Stacioni i Trenit në Durrës nga Sektori për Trafiqet dhe Narkotikët në Drejtorinë e Policisë Durrës.
Hetimet për grupin kriminal ku 52-vjeçari dyshohet se është transportues, vijojnë. Ndërsa materialet i kaluan Prokuorisë për hetim të mëtejshëm për veprën penale "Trafikim i armëve dhe i municionit".
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/