Ka kundërshtuar urdhrin e efektivit të rendit, por i ka hapur telashe vetes sepse ndaj tij ka nisur procedimi penal.

Kjo i ka ndodhur një të riu nga Tirana, një ditë më parë, në sheshin e trageteve, në portin e Durrësit.

Mësohet se 27-vjeçari D.N. nga kryeqyteti ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësin e policisë.

Pas dokumentimit të ngjarjes, policia e Durrësit e ka depozituar çështjen në prokurori.