· Brenda gushtit, më shumë siguri dhe cilësi në qarkullimin e automjeteve

12 gusht 2015 –  Brenda muajit gusht 2015 sinjalistika portuale do të jetë krejtësisht e plotësuar dhe rinovuar, falë një investimi prej 13 milionë lekësh nga Autoriteti Portual Durrës (APD), njoftoi zyra e shtypit e drejtorisë së përgjithshme ekzekutive.

Firma fituese e tenderit po punon për rinovimin dhe plotësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në të gjitha boshtet rrugore të portit, veçanërisht nga hyrja nr. 1 deri te rrethrrotullimi i urës së Dajlanit në dalje të portit. Disa muaj më parë në këtë kuadër u krye rikonstruksioni i rrugës nga dalja nr. 2 te Terminali i Udhëtarëve, me një investim prej 11.2 milionë lekësh.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/