Durrës, 2 qershor 2014 – Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Durrës njofton qytetarët se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në stacionin e pompimit në Fushë Kuqe do të ketë probleme në furnizimin me ujë të qytetit.

Kjo është hera e dytë që brenda harkut kohor të dy javësh, problemet në furnizimin me energji elektrike të stacionit të pompimit në Fushë Kuqe lënë pa ujë qytetin bregdetar.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/