16 maj 2015 – Ndaj tre personave nga Durrësi, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe ekspertim të rremë.

Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në  Komisariatin e Policisë Durrës, kanë nisur procedimin ndaj shtetasve:

-G.D 68 vjeç, banues në Durrës,

-H.H 59 vjeç,banuese në Durrës,

-F.T. 54 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasit G.D.  dhe H.H. kanë përdorur dokumente të falsifikuara për regjistrimin  e një prone, e cila është në pronësi të shtetasit I.C. 47 vjeç, banues në Durrës. Ndërsa, shtetasi F.T. ka bërë ekspertim të rremë në Gjykatë duke ndryshuar kufijtë e pronës.

Dy qyetarët e parë akuzohen për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”, ndërsa shtetasi F.T. për veprën penale “Ekspertimi i rremë”.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/