Gjendet i vdekur në banesë një 76-vjeçar në Durrës.

Viktima është shtetasi P. Rr., i cili u gjet pa shenja jete në lagjen nr. 8, në banesën e tij.

Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

“Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka humbur jetë për shkaqe natyrale“, thotë policia.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.