Në Portin Detar të Durrësit u zhvillua ceremonia për dorëzimin një motorskafi hidrografik për Forcën Detare. Motorskafi hidrografik “Shqiponja” u dhurua nga në kuadër të projektit shqiptaro-norvegjez për Informacionin Hidrografik (Albanian-Norëegian Hydrographic Information Project, ALNO-HIP) dhe ka të bëjë me ndihmën financiare prej 1,2 milionë eurosh që Mbretëria Norvegjeze ka financuar për ngritjen e kapaciteteve hidrografike në vendin tonë.
Në ceremoni ishin të pranishëm ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën publike Milena Harito, zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral Brigade Dedë Prenga, përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shërbimit Hidrografik Norvegjez, komandantë të forcave dhe komandave ushtarake të Forcave të Armatosura, përfaqësues të pushtetit vendor dhe Autoritetit Portual Durrës etj.
Në fjalën e tij, komandanti i Forcës Detare Gjeneral Major Ylber Dogjani falënderoi palën norvegjeze për financimin, menaxhimin mbështetjen e dhënë dhe mbylljen me sukses të fazës së parë të projektit në fushën e hidrografisë, trajnimin e deritanishëm dhe transferimin e ekspertisës hidrografike ngapala norvegjeze tek ajo shqiptare. Më tej ai u shpreh: “Kam bindjen e plotë se ky bashkëpunim do të jetë i frytshëm dhe në fazat e tjera të projektit” .
Përfaqësuesi i palës norvegjeze, Z. Knut-Arne Gjertsen Drejtor i Autoritetit Hartografik norvegjez u shpreh: “Shqipëria tashmë zotëron një kapacitet modern të vëzhgimit i cili mundëson njohjen e çdo sekreti të tabanit të detit”. Kurse ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Harito tha: “Ashtu siçkemi modernizuar të gjithë infrastrukturën tokësore në këto tre vjet ashtu po vijojmë me modernizimin e infrastrukturës hartografike”.