Dy automjete BMW janë vjedhur mbrëmjen e së dielës, ndërsa pronarët e tyre i kishin parkuar pranë shtëpisë.

Ky fakt duket se nuk i ka trembur hajdutët, të cilët kanë realizuar me “sukses” misionin e tyre.

BMW-ja në pronësi të shtetasit R.K. 29 vjeç është vjedhur në fshatin Shkallnur, ndërsa mjeti në pronësi të shtetasit F.Ç. 32 vjeç është vjedhur në zonën e plazhit.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nuk dihet nëse ka qenë po i njëjti hajdut që ka vjedhur të dy mjetet, apo bëhet fjalë për persona të ndryshëm.

Në të njëjtën kohë nuk dihet ende me siguri nëse ka qenë vërtet rastësi vjedhja e dy mjeteve BMW brenda një nate, apo nëse hajdutët ia kanë "vënë syrin" këtij tipi automjetesh.