Një aksident me dy të lënduar ka ndodhur pak më parë në Durrës.

Mësohet se një makinë është përplasur me patrullën e policisë në lagjen nr.4 dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy efektivë.

NJOFTIMI I POLCISË

Më datë 13.08.2021, rreth orës 12:10, në lagjen nr.4, Durrës, një mjet me drejtues shtetasin Sh. K., është përplasur me patrullën e Forcës së Posaçme “Shqiponja” e cila ishte në shërbim.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar punonjësit e Policisë shtetasit K. H., dhe A. K., të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.