Mbi 100 mijë kontejnerë TEU (njësi kontejnerike) janë përpunuar gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti në Terminalin përkatës.
Nga janari deri në fund të muajit shtator të këtij viti, në këtë Terminal janë përpunuar 14.534 kontejnerë TEU më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit 2017 – bënë të ditur burime nga Sektori i Statistikave në APD.
Sipas të njëjtave burime, gjatë 9 muajve të këtij viti në Terminalin e Kontejnerëve janë përpunuar 137 anije të specializuara me 101.221 kontejnerë TEU (njësi kontejnerike) gjithsej.