Orkestra e harqeve të Durrësit do të zhvillojë për dashamirësit e muzikës një koncert instrumental mbrëmjen e nesërme, 5 mars.

Nën drejtimin e dirigjentit Petrika Afezolli, solistja në flaut, Jonela Golemi do të interpretojë vepra të kompozitarëve si Britten, Vivaldi dhe Mendelssohn.

Koncerti nis në orën 19.00.