Në orët e fundit të këtij viti, shoqata “Së bashku ne mundemi” finalizoi një nga projektet më të veçanta, “Bëhu Babagjyshi për një fëmijë me aftësi ndryshe”.

Fëmijet e kësaj shoqate së bashku me prindërit e tyre kaluan një ditë të paharrueshme në Durrës.

Fëmijët morën shumë dhurata nga të gjithë qytetarët e Shqipërisë, që kishin zgjedhur të ishin babagjyshi për ta.

Pjesë e kësaj nisme u bënë shumë personalitete te njohura , ku moderimi profesional i gazetarit Dëfrim Methasani i dha ngjyra dhe hare eventit.

Zonja Klodiana Spahiu ,deputete e Durrësit, iu bashkua me shumë dëshirë eventit dhe dha kontributin e saj.

Mbështetje e veçantë fëmijëve iu dha nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve, nga babai Edmond Brahimaj, me plot 36 dhurata për ta.

Fytyrat e qeshura te femijeve me aftësi ndryshe dhe prinderve te tyre të cilët morën pako ushqimore për festën e fundvitit ishin “qershia mbi tortë” e kësaj feste të bukur.

Shoqata “Së bashku ne mundemi” ka ndërmarrë shumë nisma të bukura gjatë vitit 2022 dhe misionin e saj për këta fëmijë do ta vazhdojë me po të njejtën vendosmëri dhe në vitin 2023.