Një kabinë elektrike në lagjen nr.3 në Durrës është përfshirë nga flakët.

Mbingarkesa në rrjet për shkak të motit të ftohtë duket se ka shkaktuar flakët në njërën prej kasetave të shpërndarjes së energjisë elektrike.

Sinjalizimi në kohë nga banorët e lagjes dhe ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve bëri të mundur neutralizimin e flakëve.

Në zonë u regjistrua ndërprerje e energjisë elektrike për disa minuta, por më pas situata u normalizua.

Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve të fundit kanë rritur kërkesën e abonentëve familjarë për energji elektrike.