Në brendësi të stadiumit “Niko Dovana” të Durrësit është përfshirë nga flakët një sipërfaqe toke me bimësi të ulët.

Sikundër duket nga pamjet që operatori Denis Simaku sjell për “DurrësLajm”, bëhet fjalë për një sipërfaqe të konsiderueshme.

Ende nuk dihen shkaqet që mund ta kenë shkaktuar zjarrin, por mësohet se në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shërbimit zjarrfikës, të cilat kanë mundur ta neutralizojnë e shuajnë atë.