DURRËS, 3 qershor 2015 –  Gruri “përmbyt” portin. Pasditen e 3 qershorit 2015, në portin e Durrësit po shkarkoheshin 11 258 tonë grurë nga anijet “Volgo Don 236”, në kalatën 1 me 3 055 tonë; “Geroi Arsenala” në kalatën 2 me 3 200 tonë dhe “Navaho” në kalatën 4 me 5 003 tonë. Kurse në radë ndodhet qysh më 28 maj 2015 edhe anija “Ece G”, me 4 200 tonë, që do të përpunohet në kalatën 4, duke e çuar në 4 numrin e anijeve me 15 458 tonë grurë rinfuzo. Është konfirmuar mbërritja e nëntë anijeve të tjera, nga të cilat shtatë do të shkarkojnë mbi 14 600 tonë mallra të ndryshme (si llamarinë, skrap, xhama, pleh kimik dhe profile çeliku), kurse dy anije të tjera 222 kontejnerë (shih poshtë faksimilen e raportit ditor).

 

 

 

 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”. Kontribuoi me foto: Gëzim Kabashi/