Policia e Durrësit ka arritur arrestoj drejtuesin e mjetit që përplasi të miturën paraditen e sotme në Durrës.
Siç duket dhe në videon e siguruar për “DurrësLajm” nga operatori Denis Simaku, drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Benz C Class” është vënë në pranga pak çaste pas aksidentit.
Kujtojmë që ngjarja ndodhi në lagjen nr 15 në Durrës, ndërsa e mitura ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak për aksidentin e ndodhur më datë 12.02.2023, rreth orës 10:50, në lagjen nr.15, Durrës, ku një automjet i paidentifikuar aksidentoi shtetasen D. D., 13 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ju njoftojmë se:
Shërbimet e Policisë Durrës, pas marrjes së njoftimit, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta profesionale, kanë bërë të mundur identifikimin dhe bllokimin e automjetit tip “Benz” dhe shoqërimin në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, të shtetasit S. P., 56 vjeç, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.