Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës në bashkëpunim me Bibliotekën Publike promovuan librin me vëzhgime kritike “Arkeologjia letrare e Moikom Zeqos”, i autorit Vladimir Muça.

Shkrimtari dhe politikani Namik Dokle vlerësoi përkushtimin e treguar nga Muça në përshkrimin e personalitetit dhe punës shkencore të ish-akademikut Moikom Zeqo, për të cilin është folur dhe shkruar nga shumë figura të njohura.

Ndërkohë për Vladimir Muçën botimi i këtij libri vjen pas një pune të gjatë kërkimore dhe shkencore për atë që ai e cilëson mentorin e tij.

Gjatë takimit, shkrimtari Vladimir Muça u vlerësua me titullin “Ambasador i Paqes”, të cilin ia akordoi Shpend Topollaj dhe “Çmimin e Karrierës”, nga Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve, të cilin ia akordoi z. Meçan Hoxha.

M.B.