Një 28-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij.

Policia e Durrësit ka bërë me dije se ka arrestuar në flagrancë shtetasin me inicale S. N. banues në Durrës.

28-vjeçari ka goditur ish- bashkëjetuesen e tij, shtetasen R.S. 24 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Dhunë në familje" parashikuar në nenin  130/a të Kodit Penal.