Përfundon Kampionati Botëror i Shahut për moshat 8, 10 dhe 12 vjeç, që u zhvillua për 3 ditë me radhë në Durrës.

Në ceremoninë përmbyllëse u ndanë kupat dhe medaljet për fituesit e 3 vendeve të para për vajza dhe djem në disiplinat Rapid dhe Blitz.

Gjatë 3 ditëve, shahistët e vegjël më të mirë nga e gjithë bota dëshmuan talentin e tyre përballë kundërshtarëve në lojë. Në këtë kampionat bënë figurë mjaft të mirë duke arritur rezultate të larta shahistë nga vendet aziatike si Kazakistani, India, Vietnami etj.

Gjatë fjalës së rastit që mbajti Fidel Ylli, president i Komitetit Olimpik Shqiptar, ai I konsideroi shahistët e vegjël ambasadorët më të mirë të vendeve të tyre.

Në këtë kampionat botëror ekipi shqiptar përfaqësohej nga 60 shahistë të vegjël, por asnjë prej tyre nuk mundi të ngjitej në podiumin e më të mirëve.

M.B.