Bulevardi “Epidamn” në Durrës është ndezur mbrëmjen e sotme. Muzikë, gjallëri, plot të rinj e të reja kanë mbushur bulevardin, i cili përgjatë gjithë ditës sot ka qenë i dedikuar tërësisht për këmbësorët.

Këtë diel, Bashkia e Durrësit organizoi sërish “Ditën pa makina” dhe në kuadër të kësaj nisme, nga ora 9.00 deri në 21.00, u ndalua qarkullimi i mjeteve private në bulevardin “Epidamn” (nga Prefektura deri tek Torra Veneciane).

Ndërsa prej orës 19:00 nisi “Durrës Street Fest” me muzikë nga DJ Joni Mekshi dhe DJ Kolacinjo, teksa tingujt e muzikës kanë elektrizuar të gjithë zonën.

Kjo është hera e dytë që mbahet “Durrës Street Fest” pas aktivitetit të parë më 1 maj.