14 gusht 2015 –  Të premten paradite, më 14 gusht 2015, në portin e Durrësit kanë mbërritur katër tragete me udhëtarë nga porti italian i Barit, njoftoi zyra e shtypit e drejtorisë së përgjithshme ekzekutive të Autoritetit Portual Durrës (APD). Falë bashkëpunimit mes institucioneve që operojnë në hapësirën e APD-së, udhëtarët dhe automjetet janë përpunuar në një kohë shumë të shkurtër. Tragetet kanë sjellë 3 243 udhëtarë (mes tyre 200 fëmijë të moshave të ndryshme) dhe 925 automjete (mes tyre 104 autobusë, mikrobusë, kamionë dhe trajlerë) gjithsej. Mjetet e mëdha lundruese janë ankoruar njëri pas tjetrit nga ora 7.40-9.20. Numrin më të madh të udhëtarëve e kanë transportuar tragetet “Rigel II” dhe “Rhapsody”, me përkatësisht 1 101 dhe 912 udhëtarë.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/