7 shtator 2015 –  Të hënën, më 7 shtator 2015, ditën kur duhej që Autoriteti Portual Durrës (APD) të zhvillonte tenderin e shërbimit të konsulencës për projektin e thellimit emergjent të basenit dhe kanalit hyrës të portit me fond limit 6 937 872 lekë, njofton anulimin e tij.

Arsyetimi? Është hedhur gabim në sistem data e hapjes për pranimin e kërkesave për pjesëmarrje. APD-ja bën të ditur se procedura e prokurimit është të enjten, më 10 shtator 2015, kur duhet paraqitur kërkesa për shprehje interesi.

/portali “DurresLajm”/