21 shtator 2015 – Po bëhet “normë” hyrja e anijeve të mëdha në portin më të madh të vendit. Të dielën, më 20 shtator 2015, ora 9:30, paradite, në kalatën nr. 4 të portit të Durrësit është bregëzuar një transportues ngarkesash masive me tonazh 56 522 tonë (foto e Edi Gjatës, më 20 shtator 2015, ora 9:20 minuta paradite). Bëhet fjalë për anijen me flamur turk “Er Maden”, e gjatë 190 metra dhe e gjerë 32 metra, që ka një thellësi zhytjeje 8,1 metra. Është ndërtuar në Kinë, në vitin 2012, nga kantieri detar kinez “Cosco”, Pekin dhe është klasifikuar nga kompania japoneze “Nippon Kaiji Kyokai”. Aktualisht pronare dhe menaxhuese e gjigantit është kompania turke “Er Denizcilik” e Stambollit. Ka mbërritur në portin e Durrësit me 3 729 tonë tuba nga porti egjiptian i Aleksandrisë, nga ku është nisur më 15 shtator 2015, ora 22:40, sipas kohës vendore.

/th. m. portali DurresLajm/