Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. R., 31 vjeç, banues në Durrës, si dhe referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. D., 29 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrolleve të ushtruara në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas dhe në banesën e 31-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi të vogla lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. N., 63 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre 17-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.