Magazina e Ndërrmarrjes Komunale të plazhit Durrës është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Siç duket edhe nga video, në vendngjarje kanë qenë disa mjete zjarrfikëse që kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Paraprakisht mësohet se ka pasur dëme materiale.

Nuk dihen ende arsyet e rënies së zjarrit në magazinën që ndodhet në lagjen nr.13.