Dy aksidente të tjera janë regjistruar në qarkun e Durrësit; një në Shijak dhe një në aksin rrugor Fushë-Krujë – Derven, ku si pasojë janë plagosur dy këmbësore.

Në të dyja rastet, të lënduarat janë të moshës 45 vjeçe dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq shoferi që shkaktoi aksidentin në Krujë u arrestua, ndërsa për drejtuesin nga Durrësi u referuan materialet në Prokurori.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës:

-arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 25 vjeç, banues në Kameras, Krujë, pasi në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen V. B. (këmbësore), 45 vjeçe, banuese në Luz, Krujë. 45-vjeçarja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

-referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. T, 35 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës, pasi në Shijak, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen N. D. (këmbësore), 45 vjeçe, banuese në Shijak, e cila pasi mori asistencën mjekësore në spital, u largua në banesë.