Dy djemtë nga Durrësi, të përkushtuar prej vitesh në Bodybuilding dhe Fitness kanë arritur një fitore të padiskutueshme në Kampionatin Ballkanik në Serbi.

Irdi Kashari është shpallur kampion ballkanik në kategorinë Fiziku Mashkullor (Men’s Physique), ndërsa Bruno Nuho në Bodybuilding,

Dy djemtë nga Durrësi, të cilët arritën sukses të padiskutueshëm edhe pak ditë më parë në Kupën e Shqipërisë dhe Kosovës, bënë që himni shqiptar të këndohej dy herë në pallatin e sportit në Serbi.

Në prononcimin e parë pas fitores së rëndësishme, Irdi Kashari rrëfen për “DurrësLajm” se “atmosfera atje ishte shumë e mirë, madje dhe publiku serb na duartrokiste gjatë performancave tona dhe sidomos kur u shpallëm kampionë”.

Sipas Kasharit, ai dhe Bruno Nuho nuk kishin thuajse fare konkurencë në disiplinat e tyre dhe dukej qartë se ishin shumë më lart sesa rivalët e tyre nga vendet e Ballkanit.