Vidhet një banesë në fshatin Kameras të Krujës. Dy persona ende të paidentifikuar, janë futur në banesën e shtetases E. K., dhe i kanë marrë 800 euro.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.