Sulmohet një punonjës policie në Peshkopi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13.35, në lagjen Kamen.

Defrim dhe Sakip Salkurti janë përfshirë në konflikt dhe kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime Mehdi Krosi (punonjës policie me detyrë specialist zone) i cili ka qenë duke hyrë në portën e banesës së tij.

Punonjësi i Policisë i ndodhur në rrezik për jetën, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri me qëllim ndalimin e mëtejshëm të sulmit ndaj tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe kapjen e shoqërimin në komisariat të autorëve të përfshirë në konflikt.