Dy të rinj janë plagosur me armë zjarri pak pas mesnate në rrethana ende të paqarta. Mësohet se ngjarja ka ndodhur te “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”.

Enis Sanxhaku, 20 vjeç dhe Noa Mato, 19 vjeç, ishin duke u kthyer nga kalçetoja kur si pasojë e një manovre të gabuar në rrugë janë konfliktuar me dy drejtues mjetesh.

Konflikti u rëndua deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Dy të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës dhe vijon kontrolli i zonës me qëllim identitifikimin dhe kapjen e autorit.