Paulo Dybala u transferua në verë te Roma, edhe pse shumë skuadra të tjera të mëdha ishin në gjurmët e tij. Sulmuesi po jep një kontribut të rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Mourinho dhe argjentiansi duket i bindur se do qëndrojë në kryeqytet.

“Klauzola ime? Me siguri do të flasim më vonë për të. E ardhmja imë është këtu, në ngritjen e Romës në krye dhe mendoj se do ta bëjmë.

Çfarë do të ndodhë atëherë nuk e di, sepse gjëja më e rëndësishme tani janë ndeshjet. Fitimi i Europa League do të ishte diçka e pabesueshme, qyteti do të shpërthente. Pothuajse siç bëri Buenos Aires në Kupën e Botës.

Një nga arsyet që më bëri të transferohem te Roma ishte Jose Mourinho. Thirrja e tij më bindi të vij këtu, pata mundësinë të luaj me më të mirët në botë dhe tani kam mundësinë të jem nën urdhrat e një prej trajnerëve më të mirë” – Tha ai.