SPAK ka kryer një aksion në Kavajë për shitblerje votash.
Gjatë aksionit janë sekuestruar 9 celularë dhe janë ushtruar kontrolle në 12 objekte.
Kontrollet janë shtrirë edhe në fisin Rroshi, të ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi.
Gjatë këtyre kontrolleve është sekuestruar telefoni celular i Elvis Rroshit, për shkak të dyshimeve për përfshirje në korrupsion zgjedhor.
Kontrollet e banesave dhe kontrollet personale janë kryer me urdhër të prokurorit të SPAK, Edvin Kondili.
Kërkesa e prokurorit të posaçëm Kondili është miratuar në gjykatë nga gjyqtarja e posaçme Etleva Deda