Policia ka ndaluar në Tiranë një 18-vjeçar, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.

Policia thotë se 18-vjeçari ka shpërndarë në rrjete sociale edhe një video personale të vajzës së mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin E. G., 18 vjeç, banues në Kosovë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur, si dhe ka shpërndarë në rrjete sociale, një video personale të saj”, njofton policia.