Dy të moshuar janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohen se abuzonin seksualisht dhe shfrytëzonin për prostitucion një 38-vjeçare.
Sipas uniformave blu mësohet se ndalimi shtetasve A. B., 61 vjeç dhe V. T., 66 vjeç, u bë pasi kallëzimit të një shtetasi, i cili akuzonte këta persona se kanë kryer marrëdhënie seksuale me motrën e tij 38 vjeçe (shtetase e pazotë për t’u mbrojtur).
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit A. B., 61 vjeç dhe V. T., 66 vjeç, pasi ka kallëzuar një shtetas, se këta të dy dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me motrën e tij 38 vjeçe (shtetase e pazotë për t’u mbrojtur).
Gjithashtu, ka kallëzuar dhe dyshon se 61-vjeçari e ka shfrytëzuar 38-vjeçaren, për prostitucion.
Vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit”, njofton policia.