Ylli amerikan i basketbollit, Brittney Griner, e clia është arrestuar në Rusi që nga muaji shkurt, i ka bërë një lutje të drejtpërdrejtë presidentit Joe Biden për ta ndihmuar atë.

Dy herë fituesja e medaljes së artë olimpike është në mes të një gjyqi në Rusi, i cili filloi javën e kaluar pasid ajo u arrestua më 17 shkrut me akuzën e posedimit të vajit të kanabisit ndërsa kthehej për të luajtur për ekipin e saj rus.

Në një letër emocionuese dërguar Shtëpisë së Bardhë dje, Griner i kërkoi udhëheqësit amerikan të mos e harronte atë dhe ta se ishte “e tmerruar”.

“Ndërsa jam ulur këtu në një burg rus, vetëm me mendimet e mia dhe pa mbrojtjen e familjes, miqve, fanellës olimpike, jam e tmerruar se mund të jem këtu përgjithmonë”, ka shkruar Griner.

Basketbollistja iu lut presidentit të SHBA në letër që të përdorte fuqitë e tij për të siguruar kthimin e saj në Amerikë.

“Unë votova për herë të parë në vitin 2020 dhe vota ime shkoi për ty. Unë besoj tek ju. Unë kam ende aq shumë të mira për të bërë me lirinë time.

Më mungon partnerja ime! Më mungon familja ime! Më mungon skuadra ime! Më vret të di se ata po vuajnë kaq shumë tani.

Unë jam mirënjohëse për gjithçka që mund të bëni në këtë moment për të më kthyer në shtëpi.”

Griner përballet me 10 vite burg nëse dënohet për akuzat për posedim droge.