Skuadra e Barcelonës po bëhet gati të bëj blerjen më të madhe të historisë së futbollit duke kaluar edhe Nejmarin, që u shit te PSG për 222 milionë euro.

Sipas asaj që raporton “The Daily Star”, spanjollët do të ofrojnë rreth 200 milionë stërlina (254 milionë euro) për sulmuesin e Totenhemit, Herri Kejn. Transferimi pritet të ndodhë në verën e ardhshme dhe palët kanë nisur negociatat e para.

Pak kohë më parë, Luis Suarez “sygjeroi” klubin e tij se duhet të kërkonte për një sulmues tjetër, pasi ai tashmë është 32 vjeç. Një sygjerim i sinqertë por edhe real i uruguaianit.

Mesa duket klubi është venë në lëvizje dhe një ofertë e tillë vështirë se do të refuzohet nga londinezët. Kejn mban gjithashtu edhe shiritin e kapitenit te kombëtarja e Anglisë.