Kur edhe djali i Wayne Rooney kërkoi të kishte një fanellë të skuadrës Leicester City, kjo tregon se anglezët kanë nisur të dashurohen me këtë klub ende të vogël, por me yje që kanë rilindur si Vardy-Mahrezdh dhe Kante, të cilët po vazhdojnë momentin magjik me në krye me italianin Claudio Ranieri.

Një rast paradoksal është vërejtur në Londër në Lillywites në dyqanet e famshme sportive në Picadilly, aty ku janë parë fanellat e tërë klubeve më të njohura botërore, por jo edhe të kryesuesve në Premier League, Leicester City.

Pavarësisht se sponsor i fanellave të këtij klubi anglez është “Puma”, megjithatë në këto dyqane janë të gjitha fanellat tjera, Dortmund, Arsenal ndër më të njohurat, ndërsa e Leicester City jo.