Kinë, 30 qershor 2014 – Ky rrëfim interesant vjen nga Kina. Një i ri, me mbiemrin Wang, para shtatë vitesh ishte shumë i varfër, sa që të dashurën nuk mundte ta dërgonte në kinema. Prandaj, ajo e braktis. Ata humbin çdo kontakt. Por, vazhdimi i rrëfimit ngjan në një film Hollywoodi.
Wang nuk e harroi këtë ndarje. Gjatë kësaj kohe, ai nisi një biznes në Shangai dhe bëhet shumë i pasur. Për filmin “Transformers: Age Of Extinction”, i blen biletat për katër salla të mëdha kinemaje në Pekin, ndërsa i shpërndan përmes rrjetit të atjeshëm social Weeibo, me shpresën se rrëfimi i tij do të shkojë tek ish e dashura e tij, por më kot!
As gazetarët nuk ia dolën ta gjejnë këtë vajzë, mirëpo ndihmuan të përhapet fjala.
“Vetëm dua ta dish se ndoshta ke gabuar, kur më ke braktisur”, thotë ky djalosh, që si duket ende nuk e ka harruar dashurinë e tij të parë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





