Kryeministri Edi Rama nga Samiti IV i Diasporës, iu bëri thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë territoreve shqiptare, që të investojnë në vendin tonë. Teksa bëri një tablo të Shqipërisë së dikurshme dhe asaj sot, Rama, pohoi se tashmë vendi është më afër se kurrë për t’u bërë pjesë e BE. Rama theksoi se pandëshkueshmëria në Shqipëri ka marrë fund, duke i dhënë fund, sipas tij, kohës kur ligji vepronte vetëm për të dobtin ndërsa i forti e sfidonte.

“Shqipëria nuk mbaron aty ku mbaron territori i saj. Ajo jeton kudo ku jetojmë shqiptarët. Përtej historive tuaja individuale të suksesit, mbajtët të lidhur fillin e padukshëm, një fije që asnjë distancë se këput dot, e përbërë nga gjuha që flitet në shtëpi, traditat dhe kujtimet që kalohen nga baba te nëna, te vajza dhe djali. Ky fill nuk është nostalgji, por aseti ynë strategjik. Është sfida që Shqipëria dhe shqiptarët kanë sot, për ta mbajtur dhe ruajtur, përcjellë brez pas brezi në një botë të ndërlidhur. Në një botë ku vendet kanë sukses, janë pjesë e një ekosistemi të vetëm. Ky samit nuk është mbledhje ceremoniale, por deklaratë e bindjeve të larta. Diaspora nuk është në periferi të jetës së Shqipërisë, por në zemër të saj. Ky vend është kantier i madh transformimesh që e fton diasporën në investime, për të ardhmen e Shqipërisë. Kur nisëm të mendonim për samitin e parë të Diasporës, ishte një moment ritakimi në një vend plot shpresë të rilindur. Ishte hap i parë për të thirrur fuqinë e Diasporës, për t’u ndjerë më të fortë përballë të përpjemes që duhet të ngjisnim, ku sot jemi më afër se kurrë. Pararardhësi im sa herë hynte në Shqipëri, e numëronte veten si turstë. 300-400 mln euro investime në vit kishte asokohe, ndërsa sot kaloi 1.2 mld euro investime të huaja në vit. Ne i dorëzuam asaj shpatën që i takon vetëm duarve të saj për të bërë drejtësi, për të gjithë, pa kursyer askënd! Atëherë i mbyllej dera drejt BE, sot i kemi mbyllur të gjitha kapitujt në 11 muaj, në kohë rekord. Njësoj si ju kur ju mbyllej dera në duart e botës, dhe askush nuk kishte kohë.”, tha ai.