Ngjyra e gjelbër, e quajtur si e gjelbër smeraldi, u shpall këtë javë si ngjyra zyrtare e vitit 2013.

“E gjelbra është ngjyra më e pasur e natyrës – syri i njeriut mund të shikojë këtë ngjyrë më shumë se çdo ngjyrë tjetër e spektrit", tha drejtori ekzekutiv i institutit të ngjyrës Pantone.

Gjithashtu është ngjyra e rritjes, rilindjes dhe mirëqënies- asnjë ngjyrë tjetër nuk përcjell rigjenerim më shumë sesa jeshilja.

Për shekuj me rradhë, shumë vënde kanë përzgjedhur jeshilen për të përfaqësuar shërim dhe unitet.

Ngjyra e ndezur është dhe përzgjedhja e VIP-ave, ato janë veshur me fustane Mulberry smerald në disa evente gjatë vitit të kaluar.

Dhe përse jo? I shkon përshtat çdo ngjyre lëkure.