Lionel Mesi i tha mbrëmë mirupafshim Botërorit të Klubeve, pasi u mposht me 4 gola nga ish-skuadra e tij, PSG-ja.
Pavarësisht se nuk arriti të kalonte në çerekfinale, ylli argjentinas ka fituar një fanse të madhe. Ajo është një zonjë e moshuar e cila e ka ndjekur gjatë këtyrë ndeshjeve që ka zhvilluar së fundmi. Mbrëmë ajo u paraqit me një pankartë me mbishkrimin:
“Mosha është vetëm një numër”, ndërsa në dorë mbante edhe një trëndafil të kuq. Më pas kishte një pankartë tjetër: “Unë e dua Mesin”. Ndërsa “Pleshti” e përshëndeti me duar zonjën. Pak ditë më parë ajo kishte një tjetër pankartë ku i drejtohet legjendës së Barcelonës: “Mesi, do të martohesh me mua?”