31 maj 2015 – Diçka e pazakontë ka ndodhur në Indi. Policia ka arrestuar një pëllumb pasi dyshohet se është një “spiun pakistanez”, sepse kur u kap mbante në trup një mesazh enigmatik.

Mesazhi i stampuar që iu gjet ishte pak i vështirë të deshifrohej pasi shënimi ishte në gjuhën Urdu, gjuha kombëtare e Pakistanit dhe numri i telefonit ishte gjithashtu i shkruar në gjuhën pakistaneze. Kështu, policia indiane vendosi ta arrestojë dhe ta mbajë pëllumbin në paraburgim.

 “Asgjë dyshuese nuk është gjetur deri tani, por ne e kemi mbajtur shpendin në ‘paraburgim’. Ky është një rast i rrallë i një zogu nga Pakistani që kapet këtu”, tha një inspektor i lartë policie.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/