Në emisionin “Rudina”, në Tv Klan është diskutuar tema e dasmave, kur kanë qenë më të bukura dikur apo tani. Një ndër të ftuarit e panelit ka qenë dhe piktori i njohur Helidon Haliti, i cili edhe pse jeton me gruan prej vitesh nuk ka bërë dasmë. Ai ka treguar se ka vendosur që së bashku me bashkëshorten të vishen dhëndër e nuse në ditën e dasmës së djalit të tyre.

Helidon Haliti: I premtova gruas, i thashë nuk dua të bëj dasmë, të kam një ëndërr timen, lëre gjënë që të rrjedhë, por i thashë të lutem mos ma kujto kur të plakemi dhe e bukura është se e vendosëm të dy që do martohemi në dasmën e djalit. Pra të vishem me kostum.

Rudina Magjistari: Ditën e dasmës së djalit, do merrni nusen, do të visheni dhe ju nuse dhe dhëndër?

Helidon Haliti: Patjetër, na e ka premtuar djali që nuk do xhelozojë.

Rudina Magjistari: Po pra, se do ia merrni vëmendjen nuses.

Helidon Haliti: Tashi ne kemi dy djem, po dështuam tek i pari, shkojmë tek i dyti. Po dështuam tek i dyti, pastaj tek djali i djalit, çfarë të bëjmë tani, kështu vajti kjo punë, nuk do jetë faji jonë (qesh).