Pjesëtarë të skuadrës braziliane Atlético Mineiro regjistroi peshën e sulmuesit Hulk në peshore, para dhe pas fitores 2-1 në fushën e Tombense.
Braziliani para fillimit të ndeshjes peshonte 97.6 kilogramë dhe pas përfundimit të saj peshorja regjistroi peshën 91.9.
Një diferencë mbresëlënëse prej 5.7 kilogramësh!
Rënia e papritur në peshë e Hulkut, që shënoi edhe golin e fitores në minutën e 89′, vjen si pasojë e një procesi dehidratimi të shkaktuar mbi të gjitha nga temperaturat e larta të regjistruara në qytetin e Muriaé.